Ditën e sotme reperi Noizy solli për publikun shqiptar këngën e tij më të fundit. “Mbretëresha ime” mban titullin kënga të cilën Noizy i dedikoi nënës së tij me rastin e festës së gruas.
Për nënën e reperit kjo këngë ka qenë një surprizë e veçantë dhe shumë emocionuese. Këtë e tregon më së mirë videoja e publikuar nga këngëtari, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momentin e parë kur nëna e tij ka dëgjuar këngën dedikuar asaj.
Me mbesën në krah dhe e shoqëruar nga bashkëshorti, ajo emocionohet aq shumë sa shpërthen në lot pasi vargjet e këngës janë me të vërtet prekës. Nëpërmjet kësaj kënge Noizy ka dashur t’i kërkojë falje të ëmës për të gjitha gabimet që ai ka bërë. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BgEDJ3sl8Zb/?taken-by=zinizin