Para pak minutash ishte Fjorentina ajo që dha lajmin për të gjithë fansat që marrëdhënia e saj me Olsin kishte marrë fund. Ndarja e papritur e çiftit ka çuar që shumë prej fansave të aludojnë në arsyen e mundshme që mund ti ketë çuar të marrin një vendim kaq drastik. Olsi ka vendosur të thotë dy fjalë për marrëdhënien e tij me Fjorin si dhe të japë disa detaje më shumë. “Falenderoj të gjithë fansat për mbështetjen. Në jetë jo të gjithë njerëzit janë njësoj , mendojnë ose dashurojnë njësoj. Të paktën pranoj realitetin. Nga ky moment unë dhe Fjori nuk jemi më bashkë. Sa për sqarim nuk ka lidhje se është dikush në mes por thjesht disa mosmarrëveshje me njëri-tjetrin na bënë të marrim këtë vendim. Gjithsesi unë i uroj më të mirat e kësaj bote kudo që të jetë dhe do të jem aty kur të kesh ndonjë problem. Uroj të jesh gjithmonë mirë!” Nga fjalët që Olsi ka shkruar na lë të kuptojmë që Fjorentina ka qënë ajo që i ka dhënë fund lidhjes. Po ku i dihet ndoshta çifti ka gjasa të pajtohet./revistawho.com