Ditën e sotme është konfirmuar fejesa e këngëtares Ariana Grande me Pete Davidson. Fejesa është bërë në fshehtësi teksa çifti i ri ishte duke festuar ditëlindjen e Robert Pattinson. Të gjithë janë habitur nga vendimi i papritur i dy të rinjve, pas lidhja e tyre ka vetëm pak javë që ka nisur.

Ariana si rrallë herë këtë lidhje ka vendosur ta bëjë shumë publike, pasi ajo ndan foto dhe video me Pete shumë shpesh. Burime për ‘Us Weekly’ kanë treguar se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe pavarësisht se nuk kanë plane të afërta për martesë edhe ajo mund të ndodhë më vonë./revistawho.com








