Dita e djeshme ka qenë e mbushur me emocione për këngëtarin spanjoll, Maluma. Pas festimeve të ditëlindjes së partneres së tij, nga të cilat postoi edhe disa foto, ai ka shokuar fansat me foton e publikuar në ‘Instagram’, ku shfaqet i shtirë në spital përpara një operacioni. Krahas fotos ai shkruan: “Gjithmonë pozitivë”.
Fansat janë shqetësuar shumë për shëndetin e këngëtarit dhe komentet ku i urohet shërim i shpejt kanë qenë të shumta. Megjithëse Maluma nuk tregoi detaje për arsyen që e ka çuar drejt spitalit, mediat spanjolle kanë zbuluar se këngëtari ka bërë një ndërhyrje në këmbë për problemet me ligamentet. Në vazhdim pritet të zbulohet edhe gjendja e tij shëndetësore./revistawho.com