Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi i fejesës së këngëtares Katy Perry dhe partnerit të saj Orlando Bloom. Pas shumë ulje ngritjesh dyshja vendosën të hidhnin një hap shumë të rëndësishëm për jetën e tyre. Lajmi i gëzoi shumë fansat e çiftit, të cilët shpreheshin se historia e Katy dhe Orlando është si një përrallë ku të gjithë duhet të bazohen.
Sigurisht që lajmi ka rënë në vesh edhe të ish të dashurit të Katy Perry, Russell Brand, i cili nuk ka nguruar të shprehë urimet për çiftin e ri.
Burime pranë tij kanë treguar se ai është shumë i lumtur për Katy-n dhe është shprehur se dëshiron që ta shohë gjithmonë të buzëqeshur. Ai mendon se këngëtarja do të jetë një nënë shumë e mirë./revistawho.com