Klajdi Musabelliu u zhvendos disa muaj më parë drejt Italisë, pasi u shkarkua nga puna në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjithsesi vëmendja e publikut shqiptar nuk është larguar prej tij. Përpara 3 muajsh, Klajdi tregoi në një intervistë se punonte si PR në një resort, por siç duket e ka lënë atë punë. Tashmë këngëtari është kthyer tek pasioni i tij më i madh, muzika. Vetë Musabelliu ka publikuar disa video teksa këndon në një bar në Itali.
Kujtojmë se Klajdi ka qenë pjesën e festivaleve më të rëndësishëm në Shqipëri dhe kohë më parë ka deklaruar se çdo këngë e tij është dedikim./revistawho.com