Menjëherë pas vendimit të drejtorit të përgjithëshëm ka ardhur edhe reagimi nga aksionerja kryesore e medias, Vjollca Hoxha.
“Duke falënderuar zotin Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20-vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush”, shkruhet në emailin e dërguar nga Hoxha.

Ndër të tjera, ajo shpjegon edhe se Top Channel, do të vijojë të administrohet nga trashëgimtarët e familjes Hoxha. Siç theksohet në email, “nga ëndrra e bukur e atij që e nisi 20 vite më parë”, duke përkujtuar themeluesin e Top Media, Dritan Hoxha./revistawho.com







