William ka folur për herë të parë pas intervistës së bujshme të Meghan dhe Harryt dhe sigrisht që i doli në krah familjes mbretërore. I pyetur nga një reporter i ‘Sky News’, Princ William tha: “Familja jonë nuk është aspak raciste”.
Më tej kur i drejtuan pyetjen për kontaktin me vëllain e tij, e nëse ka folur me të pas intervistës, ai tregoi se akoma nuk e ka bërë, por shumë shpejt do e kontaktojë.
Shkurt pastër dhe qartë, kjo ishte e vetmja përgjigje që pritej nga William. Por se si do shkojë lufta mes familjes mbretërore dhe çiftit që hoqi dorë nga çdo e drejtë mbretërore, mbetet për t’u parë./revistawho.com