Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti sot parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash, vende-vende edhe me reshje të lehta shiu. Në viset malore reshje bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -2 deri në 11 °C.
Dita e premte do të mbajë mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 13 °C./revistawho.com








