Al Pacino është urdhëruar nga gjykata që t’i paguajë të dashurës së tij, Noor Alfallah, mbi 30,000 dollarë në muaj si mbështetje për djalin e tyre. Përveç kësaj, ai duhet të bëjë një pagesë paraprake prej 110,000 dollarë, të mbulojë 13,000 dollarë për një infermiere natën dhe të paguajë për çdo shpenzim mjekësor që nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor.
Për më tepër, atij i kërkohet të depozitojë 15,000 dollarë në vit në një fond arsimor për djalin e tij më të vogël.
Alfallah bëri kërkesë për kujdestarinë e djalit të tyre në shtator, edhe pse besohet se ata janë ende bashkë, por arsyeja e kësaj lëvizje ligjore mbetet e panjohur.