Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Pas përfundimit të ‘Shiko kush Luan”, Luana ka një mesazh për të gjithë mbështetësit e saj

17/02/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas përfundimit të ‘Shiko kush Luan”, Luana ka një mesazh për të gjithë mbështetësit e saj

“Shiko kush Luan” ishte një nga emisionet më të suksesshme i cili arriti të mbante para ekranit një audiencë mjaft të gjerë. Emisioni u moderua nga prezantuesja seksi Luana Vjollca, të cilën për herë të parë e pamë edhe në rolin e autores. Padyshim kjo ka qenë një sfidë që Luana e kaloi me shumë sukses dhe për këtë modeatorja ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugë të gjatë. Nëpërmjet disa postimesh në ‘Instagram’ ajo ka ndarë më ndjekësit momentet më pikante të emisionit dhe i ka shoqëruar me një shkrim të gjatë dhe të kuruar:





“Shiko kush LUAN” ishte një nga provat më të mëdha që kam marrë përsipër pa e ditur ku do të më çonte. Por dashuria, pasioni, instikti më thanë PO. Për herë të parë me përgjegjësi totale edhe në rolin e autores aq sa shpesh dilja pa e parë skenarin sepse prezantimi dashur pa dashur kishte kaluar në prioritet të dytë, (kjo sepse ndonjëherë nuk më dilte koha për ta bërë aq perfekt sa dëshiroja çdo sekondë që do ndaja me ju në 110 minuta emision dhe deri në minutën e fundit para se te dilja në skenë i kushtoja rëndësi edhe detajit më të vogël. Këtë here koha për të përsëritur skenarin, për të menduar me orë çdo vishja e si do dukesha nuk më premtonte)

Mund të them që ka qenë emisioni më i vështire që kam bërë. 6 të ftuar të njohur. 17 rubrika,11 lojra,6 sfida nga një emision në tjetrin të gjitha këto të ndryshuara, secila e projektuar dhe e menduar me detaje për çdo të ftuar.


I kushtova 4 muaj kohën time të plotë,24 ore, duke dhëne maksimumin.

SHUMË PUNË, shume lodhje, shumë pak orë gjumë me qëllimin e vetëm.. për tija dalë.

Nga mijëra mesazhe, komente, nga gjithë dashuria e mbështetja që kam marrë nga ju gjate gjithë kësaj periudhe e sidomos këto dite qe nga momenti i përfundimit te emisionit.. sot mund ta them me gojën plot JA DOLA.

Fjala “Faleminderit” ndonjëherë nuk mjafton për t’ju shprehur mirënjohjen time të gjithëve ju që jeni me mua në çdo hap timin e besoni fort tek unë.

Gjëra të bukura po vijnë…”- ka shkruar moderatorja. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/BfROfbjnfCj/?taken-by=luanavjollca

Tags: luana vjollcamesazhper ata qe e mbeshteten
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Nora dhe Roberti urojnë Pavarësinë në mënyrën më të ëmbël

Nora dhe Roberti urojnë Pavarësinë në mënyrën më të ëmbël








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera