Ana Lleshi, një nga vajzat më të komentuara të “Përputhen”, u përjashtua nga ky emision pas publikimit të fotove me konkurrentin Arjon Luli. Ana deklaroi se me Arjonin nuk kishte asgjë përveçse miqësi ndërsa ai u shpreh se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie. Sesi qëndron e vërteta, kjo ende nuk dihet. Megjithatë Ana ka vazhduar jetën e saj e qetë dhe madje ka gjetur dashurinë.
Të paktën kështu u kuptua nga deklarata e saj e sotme në rubrikën “Trotuar”. Ana tregoi se pyetja që i bëjnë më shpesh është: “A je lidhur me dikë dhe kush është ai?”. Të njëjtat pyetje i bëri edhe Ervini, të cilit Ana iu përgjigj: “Më ka thënë i dashuri të them që jam single”.
Me këtë deklaratë mësuam që Ana qenka aktualisht në një lidhje, por djali në krah të saj mbetet ende mister.
View this post on Instagram








