Personazhet e ‘Përputhen’, reality shoë-t që po bën bujë prej muajsh, me shumë pak punë arritën në një pikë ku nuk ka më kthim, atë të famës. Mesa duket të bëhesh i famshëm në kohët moderne është aq e lehtë, sa mjafton të dalësh në TV (me pak fat në prime time) dhe nëse bën mjaftueshëm veprime për të tërhequr vëmendje publikun do e kesh pas. Nuk ka shumë rëndësi mesazhi pas tyre.
Po pas ‘Përputhen’ çfarë ndodh? Fundja programi do mbarojë një ditë (për ca në fakt ka mbaruar). Epo baza tashmë është krijuar. ‘Instagrami’ është çelësi dhe aty të gjithë të rinjtë e programit luftojnë kokë më kokë me mijëra ndjekësit e tyre. Secili ka përdorur strategjinë e tij, ca me lidhje e ndarje, të tjerë me klipe muzikore, e ca me sherre e postime nëpër profile instagrami. Ka edhe të tjerë që janë treguar të zgjuar, si Fatjoni, që nga sot do e shikoni edhe në një klip muzikor. Këtë herë krah Fifit që është edhe mikeshë e tij.
Këngëtarja ka zgjedhur si partner në klip, për pjesën e performancës pikërisht Fatjonin. Kënga e re ‘Maniak i dhimbjes’, u publikua sot dhe suksesin e ka të garantuar. Edhe këtë herë bëhet fjalë për një baladë dhe një klip që duket si një film i shkurtër. Fifi e ka suksesin në xhep se ka talentin dhe shumë fansa pas vetes, por për pak më shumë fat, pse mos futej edhe Fatjoni në këtë mes?/revistawho.com








