Lady Gaga ka marrë pak kohë së fundmi në rrjetet sociale për të falenderuar miqtë e saj të vërtetë. Këngëtarja 35-vjeçare ka ndarë një selfie me arushat përreth, shoqëruar me këto fjalë: “I dua miqtë, miqtë e vërtetë. Ata që sjellin një ylber ngjyrash sepse duan që unë të qesh dhe të festojnë me mua. Ju dua miq, me të gjitha ngjyrat dhe tiparet unike që keni, butësinë tuaj, kuriozitetin dhe dashurinë e pafund”.
Vetëm disa ditë më parë, Lady rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 19-vjeçare dhe se kishte mbetur shtatzënë. E në momente të tilla delikate, miqtë janë përherë një zgjedhje e mirë ku mund të mbështetesh për të kaluar ditë me më pak diell se të tjerat./revistawho.com







