Ditën e djeshme, bukuroshja e ekranit Olta Gixhari konfirmoi shtatzëninë me një foto ku shfaqej duke u puthur me partnerin. “Mami dhe babi”, shkruante aktorja e njohur krahas fotos. Por duket se ky nuk është i vetmi lajm i bukur nga Olta. Burime për “Panorama Plus” kishte nisur disa kohë më parë përgatitjet për dasmën, në një ceremoni krejtësisht private. Nuk dihet se Koronavirusi është bërë shkak për ta shtyrë apo Gixhari ka vendosur ta organizojë në një mënyrë tjetër këtë moment të jetës së saj. Kujtojmë se ajo aktualisht ndodhet në Spanjë, pasi partneri i saj jeton aty.
https://www.instagram.com/p/CANoQ1iHWlh/?igshid=ql6yom7km2mh