Situata kritike nga ‘CoronaVirus’ në Itali i ka shtangur thuajse të gjithë njerëzit. Pavarësisht këtij momenti delikat, bloggerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka publikuar një foto të hartës së vendit të saj duke treguar se do ta suportojë gjithmonë Italinë.
“Të dua dhe do të suportoj gjithmonë. Gjithmonë krenare të jesh nga Italia”, ka shkruar Ferragni krah postimit më të fundit në rrjetet sociale.
Të gjithë ndjekësit e Chiarës kanë lënë një sërë komentesh duke i treguar mbështetjen e tyre morale në këtë situatë kritike në vendin fqinj.
Kujtojmë se dhe në vendin tonë do të ndalohet lëvizja e automjeteve që prej mengjesit të nesërm deri në mbrëmjen e së dielës, për të eliminuar sa më shumë rrezikun e përhapjes së virusit ‘Covid 19’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B9pG3pfKcLk/?igshid=17pazz9h3xles