Kanye ka tradhtuar Kimin me Jeffree-n? Ky është lajmi më i përfolur i ditëve të fundit e në mes të kësaj rrëmuje të madhe dhe thashethemeve që vazhdojnë nga dita në ditë, Kim dje duhet të xhironte edhe episodin e fundit të “Keeping up ëith Kardashians”.
Në një moment të tillë, Kanye duhet të ishte prezent për të vërtetuar burimet që shkruanin se ai dhe Kim kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, por reperi e ka lënë në baltë ish-bashkëshorten.
Mediat e huaja shkruajnë se Kanye nuk ka qenë prezent në xhirimet e episodit të fundit.
Nga ana tjetër Kim publikoi disa video nga prapaskenat dhe i shoqëroi postimet me emoji që qan duke treguar sa e mërzitur është që reality show po mbaron. Por ama për çështjen e Kanye-t dhe Jeffree-t duket se nuk ka ndërmend të flasë tani për tani.








