Mbrëmja e djeshme e ‘Eurovizion’ u shoqërua me një veprim të pahijshëm. Teksa përfaqësuesja e Britanisë së Madhe Surie ishte duke performuar një person nga publiku i rrëmbeu mikrofonin duke shkaktuar një incident të papritur.
“Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”, tha ai ndërsa në bluzën e tij shkruhej: “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”.
Burime për ‘Express’ kanë zbuluar se personi është me origjinë shqiptare, emri i vërtetë i të cilit është Kostandin, por për rrethin shoqëror njihet si reperi Dr.A.C. Gjithashtu mësohet se Kostandini nuk e ka për herë të parë këtë veprim dhe është mjaft i njohur për mediat britanike. /revistawho.com