Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas skandalit të publikuar nga “Fiks Fare” me shoqatën në emrin e të atit, reagon ashpër Elton Deda

06/09/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas skandalit të publikuar nga “Fiks Fare” me shoqatën në emrin e të atit, reagon ashpër Elton Deda

Mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ “Fiks Fare” është publikuar skandali i një shoqate me emrin “Ferdinand Deda” që kërkonte sekretare dhe vajzat që ofroheshin për punë i çonin prosituta në Maqedoni. Pronari ju premtonte një pagesë prej 1200 eurosh dhe i ndihmonte të kalonin kufirin. Pasi rasti u bë publik ka reaguar Elton Deda, i cili me një gjuhë të ashpër premton të pastrojë emrin e të atit. 





“I dashur Baba, Nder i Kombit dhe muzikanti gjeni. Më në fund të erdhi edhe ty radha që në 15-vjetorin e vdekjes, të dalësh në TV, jo me baketën tënde në dorë, por fytyra jote e pashme e stampuar në një vulë shoqate e cila merret me prostitucion dhe eskorta. Sesi eshte legalizuar kjo shoqatë në gjykatë nuk e di, por me siguri kanë harruar të kërkojnë pëlqimin tënd meqënëse ti ke lëvizur për pak kohë jashtë shtetit. Gjithashtu edhe për ne familjarët e tu, harruan të na kërkojnë një autorizim të përkohshëm derisa të vije ti. Meqë të erdhi shpirti në majë të hundës dhe vendose të mos ktheheshe, këta vendosën të të kujtojnë duke të respektuar dhe duke i vënë emrin tënd të nderuar një shoqate. Mbase po të kishe vendosur të rrije edhe mund të kishe përfituar diçka nën dorë, pa zhurmë dhe mbase kishe mbyllur ndonjë vrimë në portofol. Të premtoj që do bëj ç’është e mundur (pasi e di që shumëpak prej baballarëve të kombit do t’u interesojë ta ndjekin këtë çështje), ta heq përjetësisht fytyrën tënde të hijshme nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet i ndyrë. Nuk mund të rri pa falenderuar Fiks Fare që e solli në vëmendje këtë fenomen. Do flasim prapë babi, qëndro i fortë! Yt bir.” – shkruan ai.


Kujtojmë se çështja në fjalë është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse./revistawho.com

Tags: Elton Dedai atireagonshoqata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Next Post
Fotini ju përgjigjet fansave “të shqetësuar”: Danielin e kam në xhep

Fotini ju përgjigjet fansave “të shqetësuar”: Danielin e kam në xhep








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera