Pas sukseseve të këngëve të mëparshme “Pare pare” dhe “Dashni” dyshja Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra, kanë paralajmëruar projektin e radhës. Lajmin e ka bërë të ditur Seldi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku shkruan “Së shpejti”. Në foto ai shfaqet më i kombinuar se kurrë më partneren e tij. Për realizimin e videoklpit ata kanë zgjedhur Prishtinën dhe kanë filluar menjëherë xhirimet.
Kujtojmë se dyshja e njohur zyrtarizoi fejesën në tetor të vitit të kaluar./revistawho.com