Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se ata i kanë dhanë fund martesës së tyre. Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth lajmeve, por Blero ka habitur me veprimin e fundit.
Këngëtari është nisur drejt Zvicrës, aty ku jeton Afrona dhe menjëherë mediat po aludojnë se mes çiftit mund të ketë një takim e sqarim pas krizës së tyre martesore.
Ndërkohë Blero nuk i ka bërë të qarta motivet e udhëtimit duke postuar vetëm një foto me Fifin, e cila po qëndron atje për punë dhe një foto me Era Istrefin. Shpresojmë që foton e rradhës ta shohim me Afronën.