Pak ditë më parë, Majk dhe Majlinda u fotografuan në spitalin e Shkupit bashkë me vogëlushin e tyre. Ata dukeshin të shqetësuar për gjendjen e Roanit, por me sa duket çdo gjë ka kaluar dhe ai ka qenë një kontroll rutinë. Majlinda ka postuar një video të Roanit, ku ai duket në gjendje të mirë shëndetësore. “Fëmijë i lumtur”, është mbishkrimi që Majlinda i ka lënë videos ku Roani është duke qeshur.








