Lajmi që Einxhel dhe Dagz do bëhen prindër kishte qarkulluar për shumë gjatë në media, por vetëm ditën e djeshme çifti vendosi ta konfirmojë me një video tejet të bukur ku Einxheli shfaq dhe barkun e rrumbullakosur. Ky lajm ka emocionuar dhe Arbana Osmanin, e cila postoi disa foto nga koha e Big Brother VIP dhe shkroi: Lajmi i bukur i Einxhelit dhe Dagzit më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojë edhe sot.
Arbana postoi dhe videon e Einxhelit në Instastory duke u shprehur e lumtur për çiftin. Einxhel e ka ripostuar urimin e Arbanës dhe e ka falenderuar që këmbënguli të thonte po për tu futur në Big Brother sepse vërtet i ndryshoi jetën.
“Faleminderit që ngule këmbë të thoja PO sepse do më ndryshonte jetën…dhe kishe të drejtë! So hey girls, neë mom to the club”, shkruan Einxhel.









