Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël: Po marr atë që doja më shumë! 18/07/2025
“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës 17/07/2025
CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin! 17/07/2025
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës 17/07/2025
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen 17/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pasi pranoi homoseksualitetin, Mario tregon momentin më emocionues nga takimi me të ëmën

20/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pasi pranoi homoseksualitetin, Mario tregon momentin më emocionues nga takimi me të ëmën

Ditën e hënë grimieri shqiptar, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin ‘Artistic Achievement’ në ‘American Influencer Awards’. Çmimin ja dhuroi mikesha dhe bashkëpuntorja e tij më e mirë, Kim Kardashian, por ajo çfarë i emocionoi të gjithë ishte rrëfimi i ndjerë i tij. Për herë të parë Mario pranoi hapur homoseksualitetin, duke qenë se për 37 vite të jetës e kishte mbajtur të fshehtë. “Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, tha Dedivanovic gjatë fjalimit të tij.





Gjithashtu ai dha një mesazh për shqiptarët duke u shprehur se duhet të hapin sytë dhe zemrën, për t’i pranuar njerëzit ashtu siç janë pa paragjykime. Ndërsa ditën e sotme ai ka treguar se sa emocionues ka qenë momenti pas fjalimit për të. Menjëherë sapo ka dalë në prapaskenë ai ka takuar mamanë e tij, e cila e ka surprizuar, sepse Mario nuk e dinte që ajo ishte në të njëjtin vend me të. Sapo e ka parë ai është përlotur dhe e ka përqafuar.


https://www.instagram.com/p/B5Fxh60FRi7/?igshid=1jd0hefkyps67&fbclid=IwAR1YGW7bOvi4JglZpE7GtsIKawLtc7JblVoHSAHvouIy4FnCJxDzt9Out_E

“Unë as që e pashë fundin e videos, sepse nuk kisha kohë për veten. Motrat e mia më thanë se mami ishte jashtë shtetit, por unë i ndjeja të rrahurat e zemrës së saj gjatë gjithë ditës dhe vazhdimisht thosha ‘Unë e ndjej mamin. Ajo është këtu’. Unë prita 37 vite që ajo të pranonte që unë të isha i lirë, kështu që unë nuk do e thyeja zemrën e saj. Një ditë unë do të tregoj vendet e errëta ku shkoja për të ngrirë zemrën time dhe dhimbjen, por kur të jem gati”, ka shkruar Mario në një postim në ‘Instagram’. Grimieri ka treguar se do shkëputet për pak kohë nga puna, për t’ju dedikuar më shumë vetes dhe familjes. Ditën e djeshme Mario mori shumë mbështetje nga gjithë miqtë, fansat e tij, por edhe nga personazhet e njohur shqiptarë. /revistawho.com




Tags: fjalimgaymario dedivanovicnenatakim]
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël: Po marr atë që doja më shumë!
Breaking News

Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël: Po marr atë që doja më shumë!

18/07/2025
“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës
Breaking News

“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës

17/07/2025
CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin!
Breaking News

CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin!

17/07/2025
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës
Breaking News

“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës

17/07/2025
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen
Breaking News

Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen

17/07/2025
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë!
Breaking News

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë!

17/07/2025
Next Post
Pasi shprehu pëlqimin për këngën e saj, futbollisti i ‘Real Madrid’ i kërkon Taynës një koncert në Brazil

Pasi shprehu pëlqimin për këngën e saj, futbollisti i 'Real Madrid' i kërkon Taynës një koncert në Brazil







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera