Së fundmi David Beckham ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi duke u puthur në buzë me vajzën e tij, Harper. Një pjesë e madhe e fansave nuk e kanë pritur aspak mirë dhe kanë reaguar menjëherë ashpër ndaj tij.
Disa prej tyre thonin se është e gabuar që babai të puth vajzën në buzë, ndërsa mbështetësit e Beckham shpjegonin se në fakt nuk ka pse të kritikohet një fotografi kaq natyrale. “Ajo është vajza jote…pse je duke e puthur në buzë? Kjo është puthja e gruas”, – ka shkruar njëri prej ndjekësve të David. Edhe disa personazhe të njohur kanë dalë në mbrojtje të ish-futbollistit, duke e cilësuar si diçka mjaft normale midis një fëmije dhe prindit. /revistawho.com