Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pasi zbuloi shfaqjen e tij më të re, regjisori ka nga një fjalë për aktorët më të njohur

07/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Pasi zbuloi shfaqjen e tij më të re, regjisori ka nga një fjalë për aktorët më të njohur

Regjisori i njohur, Kristian Koroveshi, ishte i ftuar ditën e sotme në programin e mëngjesit “Rreze Dielli”. Gjatë intervistës së zhvilluar ai zbuloi shfaqjen e re që do realizohet mbrëmjen e sotme. “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, është shfaqja poetike që do të luhet në orën 19:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Kjo shfaqje do t’i dedikohet dashurisë e cila do interpretohet nga një kast aktorësh të talentuar përfshirë këtu Luiza Xhuvanin dhe Ndriçim Xhepën. Megjithatë, si për t’u shtensionuar para shfaqjes, regjisori i ri ‘u vu në provë’ nga gazetarja Suada Daci. Atij iu kërkua të përshkruajë me një fjalë një pjesë të aktorëve dhe regjisorëve më të njohur shqiptarë. “Luiza Xhuvani aktore e rrallë, Margarita Xhepa ikonë, Roza Anagnosti dashuri e madhe, Rajmonda Bulku e shkëlqyer, Ndriçim Xhepa thjesht ndriçim, Timo Flloko profesor, kurse Vera Grabocka është thjeshtë Vera Grabocka, është institucion më vete”, ka thënë Kristiani. Por kë zgjedh ai mes çiftit Vera Grabocka-Timo Flloko? “Të dy janë dimensione të ndryshme por të dy të pakrahasueshëm dhe simbole të punës”, thotë regjisori, duke mos dashur të bëjë diferencime mes tyre. Duke marrë parasysh artistët që do marrin pjesë, pritet që shfaqja të jetë e suksesshme dhe të vlerësohet nga publiku shqiptar.






Tags: aktore te njohurkristian koroveshipershkrimrreze diellishfaqje e re
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
A është Kylie në një lidhje me Drake? Ja si qëndron e vërteta

A është Kylie në një lidhje me Drake? Ja si qëndron e vërteta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera