Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë! 19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Pasion, projekte, para, këtë të hënë horoskopi ka lajme të mira!

10/07/2023
in Horoskopi
Reading Time: 7 mins read
A A
Horoskopi ka rezervuar surpriza për ju sot!

DASHI





Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të dëshironi të jeni në krye të çdo gjëje sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ose pasionante ose shumë konfliktuale. Gjithçka do varet nga atmosfera që ka mbizotëruar së fundmi në lidhjen tuaj.

Ju beqarët do keni një ditë të paqëndrueshme dhe as vetë nuk do e dini çfarë hapash të hidhni. Prisni edhe pak nëse nuk doni të lëndoheni. Për punën, edhe pse yjet nuk do ju mbështesin fort, ju sërish do arrini të realizoni atë që dëshironi. Me durim dhe këmbëngulje mund të marrësh përherë atë që do. Për fat buxheti do jetë disi më i qëndrueshëm dhe nuk do ketë probleme.


DEMI

Nuk do jeni aspak nervozë gjatë kësaj dite dhe do bëni atë që do ndieni. Nëse keni një lidhje, pasioni në jetën tuaj do jetë i zjarrtë gjatë gjithë kohës. Do dashuroheni si asnjëherë me atë që keni në krah dhe zemra do ju rrahë fort.

Ju beqarët do keni një ditë të begatë. Do njiheni me persona të shtresave e profesioneve të ndryshme dhe disa do ju pëlqejnë tej mase. Shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Sipas Horoskopi.vip , në punë do ju mungojë objektiviteti dhe besimi në vetvete. Gjërat do ju duken edhe më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për të përmirësuar financat duhet të mos besoni kurrsesi tek lojërat e fatit.

BINJAKËT

Nëse mundoheni të mos influencoheni nga të tjerët gjatë kësaj dite, gjithçka ka për t’iu ecur më së miri. Ju të dashuruarit do jeni në humor akoma më të mirë dhe do bëni edhe lëshime ndaj atij që keni në krah. Problemeve të së shkuarës do ju vini kapak njëherë e mirë.

Ju beqarët nuk do lodheni aspak për ta gjetur personin që keni ëndërruar sepse miqtë do ua sjellin pranë. Në punë do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe gjithçka do ju realizohet sipas planeve që keni bërë. Financat do dobësohen goxha për shkak të disa borxheve të hershme që do ua kërkojnë t’ua shlyeni.

GAFORRJA

Ka mundësi që me disa të luani si macja me miun sot. Tregohuni të kujdesshëm që në fund të dilni ju të fituarit. Ju të dashuruarit duhet të luftoni fort kundër çdokujt që do mundohet t’ua prishë harmoninë. Mbi partnerin nuk duhet të vendosni askënd tjetër.

Nëse jeni beqarë do pranoni të njiheni me disa persona dhe në fund do dini të bëni zgjedhjen më të mirë. Në punë gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Do gjeni rrugën e duhur dhe gjithçka do ju duket më e lehtë. Financat do jenë tej mase të paqëndrueshme kështu që kufizojeni veten në maksimum nëse nuk doni probleme.

LUANI

Lërini të tjerët të shprehen gjatë kësaj dite dhe me pas merrni vendimet tuaja. Ju të dashuruarit do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe ka rrezik që realiteti t’iu duket më i trishtë. Nuk do kënaqeni plotësisht nga çdo gjë që partneri do bëjë për ju.

Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri pa e kuptuar aspak dhe me persona që nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ja që në jetë mund të ndodhë gjithçka. Në punë të gjithë do kenë më shumë besim tek ju dhe do ju motivojnë të ecni përpara. Do përfundoni me sukses një projekt të nisur prej kohësh. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

VIRGJËRESHA

Analizoni me kujdes gjithçka e me pas veproni sot. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Perspektivat në jetën tuaj në çift duken goxha të mira. Do keni një komunikim të mire me partnerin dhe mes jush nuk do krijohen konflikte.

Ju beqarët nuk duhet të bëni gjëra ekstreme dhe të dilni nga vetja vetëm për të ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Në punë do jeni edhe më të përqendruar se më parë kështu që pak nga pak do i realizoni objektivat tuaja. Bëni të pamundurën mos shpërqendroheni asnjë çast. Financat do i organizoni më së miri dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.

PESHORJA

Dita e sotme nuk do jetë shumë e lehtë sot dhe ne disa momente duhet t’i shtoni përpjekjet për të arritur ku doni. Ju të dashuruarit do mundoheni me çdo mënyrë ta riktheni pasionin në jetën tuaj dhe deri në fund të ditës keni për t’ia dalë mbanë. Gjithë kohën e lirë do e kaloni me atë që doni.

Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione. Shfrytëzojeni në maksimum çdo mundësi për të filluar lidhje. Në punë do e ndieni edhe më shumë lodhjen, por nuk do dorëzoheni asnjë çast. Mbani përgjegjësi për çdo hap që do hidhni. Financat për fat të mirë nuk do kenë tronditje dhe kjo për shkak të maturisë suaj.

AKREPI

Gjatë kësaj dite do arrini të dilni nga rrethi vicioz ku jeni futur dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Ju të dashuruarve partneri do iu japë një lajm tejet të rëndësishëm, i cili do ua mbushë zemrën me gëzim dhe do ju bëjë ta dashuroni atë akoma më shumë.

Ju beqarët nga ana tjetër edhe pse do lodheni duke kërkuar një person të përshtatshëm, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Në punë nuk do ju shpëtojë asgjë, Do jeni të zgjuar dhe do dini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi falë gjendjen së qëndrueshme mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite gjërat do ecin normalisht dhe nuk do keni probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Shfrytëzojeni këtë gjë për të folur me partnerin edhe për ndonjë tekë delikate.

u beqarët do jeni të favorizuar në çështjen e ndjenjave dhe ka gjasa që të takoni personin e duhur. Në punë do jeni shumë më të motivuar se më parë. Nuk do lodheni aspak dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Do rriten përgjegjësitë, por nuk do e ndieni aspak. Në planin financiar duhet t’i bëni gjithmonë me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme më vonë.

BRICJAPI

Saturni dhe Dielli do bashkëpunojnë fort gjatë kësaj dite dhe do favorizojnë çdo sektor. Nuk do qëndroni më të izoluar. Ju të dashuruarit do i keni  yjet në favorin tuaj dhe ata do krijojnë kushtet e duhura që ju të pajtoheni e të afroheni më tepër me partnerin.

Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me ngulm dhe me shpejtësi sepse mund të gaboni rëndë. Në punë ka mundësi të jeni super të ndjeshëm ndaj kritikave dhe gati për t’u dorëzuar. Fatmirësisht miqtë do ju gjenden pranë dhe do ju bëjnë të reflektoni në kohë. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar kështu që mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e menduara.

UJORI

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më aspak te stresuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Nëse keni një lidhje përgatituni momente të begata. Çdo gjë ka për të ecur më së miri mes jush dhe atij që keni në krah, madje nuk do mungojnë as aventurat emocionuese së bashku.

Ju beqarët nuk do mendoni aspak për dashurinë, pasi për ju do ketë gjëra të tjera shumë herë më të rëndësishme. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe ju me shumë dëshirë do bëni më të mirën e mundshme. Të ardhurat nuk do jenë as të këqija, por dhe as shumë të mira sa për të bërë investime afatgjata.

PESHQIT

Ka shumë mundësi që sot të harroni sensin e masës dhe të bëni gjëra tejet të gabuara. Për ju të dashuruarit jeta sentimentale do ecë ashtu si do e dëshironit, por gjithsesi mundohuni të paktën të ruani qëndrueshmërinë dhe qetësinë. Mos e kritikoni atë që keni në krah për çdo gjë.

Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit tani për tani sepse ndiheni mjaft mirë edhe ashtu si jeni. Në planin profesional duhet t’i fiksoni me kujdes objektivat dhe keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Asgjë nuk është e lehtë, por me durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate kështu që po bëtë shpenzime të tepruara mund të keni probleme.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Transgjinorja merr kurorën e më të bukurës në Holandë!

Transgjinorja merr kurorën e më të bukurës në Holandë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera