Rikkie Valerie Kolle është transgjinorja e parë që ka fituar titullin e më të bukurës në Holandë.
Kolle mundi nëntë konkurrente femra duke marrë kurorën e m të bukurës për vitin 2023. 22-vjeçarja do të përfaqësojë Holandën në konkursin e 72-të të “Miss Universe” në El Salvador këtë vit, duke u bërë konkurrentja e dytë transgjinore që kalon në konkursin ndërkombëtar.
Konkurrentja e parë transigjore që ka konkurruar në “Miss Universe” ishte Angela Ponce e Spanjës, e cila në vitin 2018 pavarësisht se mori pjesë nuk arriti të kalonte në raundin përfundimtar.
Pas titullit, Kolle ka reaguar në “Instgram”.
”Ja arrita! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenar”, ka shkruar ajo.