Pas ndarjes nga Cheryl, këngëtari i njohur Liam Payne përmes një mesazhi ka nisur të flirtojë me super modelen Naomi Campbell. Sipas “Daily Mail”, 24 vjeçari ka lënë një mesazh të çuditshëm në fotografinë e ‘nxehtë’ të Naomit. “Përsosmëri në një person. Mos më shiko me ata sy”, ka shkruar Liam. Ky koment i ka kuriozuar fansat kuriozëpër raportin mes tyre. Ata kanë filluar të komentojnë pafund në rrjetet sociale për të kuptuar se çfarë po ndodh midis dy yjeve botëror. Kujtojmë se Liam ka një djalë të vogël me këngëtaren Cheryl. /revistawho.com