Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Për herë të parë në Evropë, Spanja miraton “lejen menstruale”!

17/02/2023
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Për herë të parë në Evropë, Spanja miraton “lejen menstruale”!

Për herë të parë një vend i Bashkimit Evropian(Spanja) ka miratuar ligjin për “lejen menstruale”.





Me këtë ligj, qeveria spanjolle synon të thyejë tabutë e vendosura prej shekujsh.

Me këtë ligj “ndërprerja e punës për një grua për arsye menstruacionesh”, e lidhur, p.sh., “me patologji të tilla si endometrioza” do të “njihet si një gjendje e veçantë e paaftësisë së përkohshme” për punë.


Ligji u miratua me 185 vota pro, 154 kundër dhe 3 abstenime. Sakaq, “leja menstruale” shkaktoi rezerva te socialistët dhe u kritikua edhe nga sindikata e UGT-së.

Kjo sindikatë e lidhur me socialistët, një nga dy më të mëdhatë në vend, ka shprehur kryesisht shqetësimin se ligji mund të veprojë si frenim për punësimin e grave.

Nga ana e saj, Partia Popullore Konservatore (PP), partia më e madhe opozitare, paralajmëroi rrezikun e “margjinalizimit” dhe “stigmatizimit” dhe të “pasojave të mundshme negative në tregun e punës” për gratë.

Spanja bëhet vendi i parë në Evropë dhe një nga të paktët në botë që e përfshin këtë masë në legjislacion.

Në botë leja menstruale aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh, duke përfshirë Japoninë, Tajvanin, Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Zambinë.

Projektligji do të ulë gjithashtu TVSH-në për produktet e higjienës femërore në dyqane dhe do t’i bëjë produktet e periudhës të disponueshme falas në shkolla dhe qendra arsimore.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Can Yaman mbledh 77 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Can Yaman mbledh 77 mijë euro për të prekurit nga tërmeti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera