Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Për Inger Skurën qoftë çdo ditë e premte!

04/09/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Për Inger Skurën qoftë çdo ditë e premte!

Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Inger Skurës…





Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

  • Ç’është e verteta çdo e premte mua më jep shumë gëzim sepse mendoj se si do e kaloj fundjavën që mezi e kam pritur. Aq më shumë të premtet verore që dihet, na pret deti, plazhi, netët e gjata jashtë dhe takimi me miqtë e njerëzit tanë të zemrës që ndoshta përgjatë vitit i takojmë rrallë.

A të duket sikur  fundjavave të verës gjithë Instagrami ikën në plazh kurse gjithë bota është në shtëpi?


  • Hahaha sa e vërtetë kjo! Sidomos kur dhe unë jam në shtëpi, është shumë “vrasëse” hahaha.

A është opsion për fundjavën tënde: “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

  • Në disa raste po. Mua më pëlqen të zgjohem vonë dhe ta marr shumë ngadalë ditën sidomos gjatë verës. Kështuqë dhe këto lloj fundjavash i shijoj shumë duke qenë se gjatë javës nuk e shijojmë shumë të ndenjurin dhe të shplodhurit në shtëpi.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm?

  • Unë jam tipi që më mirë larg syve të botës dhe e shijoj për qejfin tim. Lëviz shumë, por kurrë nuk tregoj ku jam. Postimet në Instagram zgjedh t’i bëj ditë më vonë përshembull. Por rrallë herë kanë lezetin e tyre dhe rastet në rreshtin e parë të resortit më të famshëm.

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?

  • Portofino, Korrik 2021.

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?

  • Nuk më vjen në mendje ndonjë fundjavë apo udhëtim të ketë shkuar aq keq.

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?

  • Mua më pëlqejnë shumë dasmat në fakt, por nëse do zgjidhja mes këtyre të dyjave, do ikja në plazh pa e menduar fare.

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit?

  • Gjithmonë të premten mbasdite në çast të fundit.

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?

  • Sigurisht që poooo! Shijojnë shumë më shumë dhe dalin gjithmonë shumë më mirë sesa kur bën plane.

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…

  • Në mendje çdo punë dhe lodhje që të pret gjatë gjithë javës./revistawho.com
Tags: inger skurarubrika e fundjaves
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Era Istrefi është mbyllur në studio, një “Bon Bon” tjetër është rrugës

Era Istrefi është mbyllur në studio, një “Bon Bon” tjetër është rrugës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera