Ndonëse të gjithë ndjekësit e kanë lidhur figurën e Besit vetëm me Ijen, ky i fundit nuk ka kursyer urimet plot dashuri edhe për mamanë e tij që rrallë e shfaq në rrjetet sociale.
“Mamaja ime, Shpresa ime, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam”, ka shkruar Besi si rrallëherë në foton ku ka përqafuar të ëmën.
Edhe Xhensila ka zgjedhur të ndajë një moment me gjyshen e Ajkës, të cilën e thërret nëna kamomili. “Nëna kamomili gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Xhensila, duke zbuluar edhe mënyrën se si më e vogla e familjes Kallaku e thërret./revistawho.com