Kë merr në telefon kur je vonë? Kur dëshiron të shkosh në aeroport, në një qytet tjetër, te takimi me orarin fiks-fiks? Unë telefonoj çdo herë “Blue taxi” dhe qetësia ime nuk ka të paguar. Mund ta telefonoj “Blue Taxi” nga kudo që jam, kurdo që kam nevojë, në çdo orë, dhe marr shërbimin professional, korrekt dhe më të shpejtin që mund të mendoja se do të kisha ndonjëherë. Dhe korrektesa, profesionalizimi nuk mund të mos merrnin vlerësimin e merituar.
“CCIT AWARD”, ceremonia e Dhomës së Tregëtisë ka vlerësuar “Blue Taxi” si kompaninë më të mirë të shërbimit-taksi në Shqipëri për vitin 2023. Ky çmim është pranuar nga drejtori i përgjithshëm I “Blue Taxi”, Ervin Dervishi.
“Ndihem i vlerësuar dhe i nderuar që jam sonte pranë jush. Faleminderit Dhomës së Tregëtisë për çmimin, që realisht ka ardhur si rrjedhojë e përpjekjeve dhe arritjeve. “Blue Taxi” operon prej më shumë se 1 viti në Shqipëri dhe ja ku jemi sot këtu me një çmim prestigjoz, falë përkushtimit maksimal të stafit të mrekullueshëm të “Blue taxi”. Dua të falënderoj të gjithë ata që na besuan, partnerët tanë, klientët dhe gjithë komunitetin, faleminderit”, ka thënë ai në fjalën e tij.
Unë e kam bërë zgjedhjen time, ti çfarë pret? Telefono “Blue taxi” dhe rigjej qetësinë tënde.