Personazhet publikë shqiptarë gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra shumë të veçantë për fëmijët e tyre dhe këtu përmendim Ajkën e Besit dhe Xhensilës apo Zërin e Elitës dhe Gjikos. Megjithatë jo të gjithë bien dakort me këto emra dhe së fundmi Elita ka marrë një mesazh nga një ndjekëse që e kritikon se nuk po mendon për të ardhmen e fëmijës.
“Ju andej nga Shqipëria vendosni emra palidhje, Zëri, Ajka, etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës sesi mund të tallen të tjerët”, shkruan ndjekësja, e cila ka marrë dhe një përgjigje publike e me vend nga Elita.
“Zonjë e dashur, pastë gjithmonë shëndet djali yt Noi. Por mos ia qaj hallin Zërit dhe Ajkës se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje!”, përgjigjet Elita.