Danjeli e Katerina kanë treguar se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë brenda shtëpisë me njëri-tjetrin. Ata qëndrojnë shpesh bashkë. Këtë gjë e kanë bërë edhe mëngjesin e sotëm. Danjeli ishte duke u stërvitur dhe Katerina shkon e i hipën në shpinë duke ja bërë më të vështirë ushtrimin Danjelit. Në anën tjetër, Fotinia teksa i sheh të dy, tymos një cigare… Ndërkohë që Katerina kishte hipur mbi shpinën e Danjelit, Lupçe ishte ende në krevat. Por ky moment nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Kei, e cila ngacmon Lupçen. “Shihe si bën nusja jote… ti fare reagim, e ngrenë e hipin”, i thotë Kei. Por Lupçe nuk e prish aspak qetësinë. “Është e drejta e saj të bëjë çfarë të dojë. Ec zemër, pa 100 mos ndalo”, thotë Lupçe./ BB