Turi dhe Orinda padyshim janë një nga çiftet më të preferuara të publikut shqiptar. Dasma e tyre ishte përtej çdo parashikimi, një organizim madhështor që u kombinua në perfeksion me harmoninë që mbizotëronte. Prej disa ditësh ata janë nisur për muajin e mjaltit ku ndalesa e parë ka qenë Amsterdami për t’u drejtuar më pas drejt Tajlandës. Sot ata na kanë sjellë një përshendetje nga Tajlanda ku na prezantojnë me “Nicol”. Ajo është 7 vjeçe dhe është një elefant i vockël. Mesa duket kjo ka qenë hera e parë për çiftin të jenë sipër një elefanti, por të shkosh në Tajlandë dhe t’i bësh “skip” kësaj eksperience, është thjesht e pamundur. Aq e mirë sa është Orinda dhe Nicol ra në dashuri me të, pasi vetë moderatorja ka publikuar një foto në “Instastory” ku shihet elefanti vockël duke e përqafur. Muaj mjalti përrallash i themi! /revistawho.com