Anxhelina jo vetëm ju kthye muzikës pas goxha vitesh shkëputje, por po bën edhe klipe të denja për tregun ndërkombëtar. Në vetëm 3 muaj, ajo ka publikuar 3 klipe muzikore, të gjitha me një stil specifik e deri diku të ngjashëm. Këngët janë romantike dhe klipet të kuruara deri në detaje.
Ama ne sot kemi ndaluar tek veshjet e Anxhelinës dhe look-u i saj. Tek kënga e parë që e riktheu në tregun shqiptar, por jo vetëm, këngëtarja u shfaq më mondane se kurrë, me fustane klas në dy skena e në një prej tyre me të brendshme seksi. Look-u po ashtu i përshtatej secilës veshje, herë me flokë të lëshuar e të fryrë, e në një tjetër rast me topuz.
Këto i pamë tek kënga ‘Precious’, ndërsa një muaj më vonë, kur u publikua ‘No Drama’, pamë Anxhelinën në bardh e zi gjatë gjithë klipit, të veshur herë me fustan me bisht, shumë klas dhe trendy, e më pas me një fustan tjetër, më seksi. Por vëmëndjen e mori edhe një prej skenave ku këngëtarja shfaqet me xhaketë të gjatë si fustan dhe një kapele që ja zbulon shumë pak fytyrën.
E në videon e fundit, ‘Run For’, që ka vetëm 5 ditë që u publikua, kemi një Anxhelinë seksi, të zbuluar pothuajse në gjithë klipin, me një veshje minimaliste dhe në disa sekuenca të zhytur në vaskë, sigurisht nudo. ‘Look-u’ që ka zgjedhur këtu është ai i flokëve ‘wet’ që është edhe trend i momentin.
Cila këngë ju pëlqen më tepër e ku duket më mirë, vlerësohet nga shijet tuaja individuale, por ne dimë të themi që Anxhelina është kthyer fuqishëm dhe nuk besojmë se do ndalojë më. Fundja pse ta bëjë?