Kim Kardashian dhe Pete Davidson ndodhen me pushime duke shijuar romancën e tyre që prej disa muajsh ka qenë shumë e komentuar në media. Por përpara se Kim dhe Pete të ishin çift, Kim zbuloi se ai kaloi një “test” shumë të rëndësishëm.
Kim postoi në Instastory një video me bikini me mbishkrimin, “Ai e kaloi përmbajtjen duke bërë “testin e të dashurit”. Pra testi i të dashurit konsiston në shkrepjen e duhur të fotografive, të cilat janë shumë të rëndësishme për një yll televizioni si Kim Kardashian.









