Një nga portretet më ikonike të Marilyn Monroe-s, punuar nga Andy Warhol, mund të bëhet vepra e artit, më e shtrenjtë e shekullit XX, me oferta që kapin shifrat e 200 milionë dollarëve.
“Shot Sage Blue Marilyn”, mbi 1 metër katror, njëra prej dhjetëra imazheve që artisti i bëri Monroe-s në vitet 1960, do të dalë këtë Maj në shitje në New York, njoftoi të hënën shtëpia e ankandeve Christie’s.
Duke përdorur një teknikë të quajtur “silkscreen printing”, e cila kopjon imazhe në letër, duke përdorur një shtresë mëndafshi me rrjetë të hollë si një shabllon, ai filloi t’i prodhonte ato në vitin 1962, menjëherë pas vdekjes së aktores.

Ashtu si me përshkrimet e tij të figurave të tjera të famshme, duke përfshirë Elvis Presley-n dhe udhëheqësin kinez Mao Zedong, artisti krijoi versione të shumta të portretit të Monroe-s në ngjyra dhe konfigurime të ndryshme. Ndër më të njohurit është “Marilyn Diptych”, në pronësi të grupit britanik të galerisë Tate.
Rekordi aktual i ankandit për një pikturë të shekullit të 20-të është 179.4 milionë dollarë të paguara për “Les Femmes d’Alger (Versioni O)” të Pablo Picasso-s në vitin 2015. Nëse Marilyn Monroe shitet, ky do jetë rekordi i ri./revistawho.com







