Pique ka udhëtuar drejt Pragës për pushime dimëror me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti. Çifti tashmë po shijon pushimet me miqtë dhe familjarët e futbollistit. Pique dhe Clara u panë duke dalë nga hoteli Marriott në Pragë në fillim të kësaj jave, pasi ishin nisur për në kryeqytetin çek. Dyshes iu bashkua vëllai i Pique, Marc dhe miqtë e tij. Gjatë pushimeve ata kanë organizuar edhe një festë. Pique dhe Clara janë bashkë prej disa muajsh, që kur futbollisti njoftoi ndarjen nga Shakira.