Pique duket se ka ndryshuar komplet që pas sulmit që ka patur nga fansat e nga mediat. Futbollisti, i cili ishte i vendosur për të mos e lejuar Shakirën që të transferohet në Miami, tani ka hapur rrugë. Mediat e huaja raportojnë se Pique i ka dërguar një mesazh Shakirës duke i shkruar se tani gjëja më e rëndësishme për të dy duhet të jenë fëmijët e tyre. “Të uroj më të mirat. E rëndësishme është lumturia dhe mirëqenia e fëmijëve tanë”, shkruhet në mesazhin që lojtari i ka dërguar Shakirës, para takimit javën e ardhshme. Thuhet se tashmë mund të ketë një marrëveshje që Shakira të mbajë kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe t’i marrë ata për të jetuar në Miami. Mbetet për tu parë ç’do ndodhë në vazhdim.