Jonida Vokshi do të jetë protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit. Lajmin e ka konfirmuar e ftuar në emisionin “Pardon My French”, në Top Albania Radio vetë Jonida. Aktorja u shpreh shumë e lumtur për këtë projekt të ri dhe rolin që do të luajë.
Jonida tha se lajmet që kanë qarkulluar së fundmi janë të vërteta dhe atë do ta shohim në serial, por deri tani janë duke u bërë vetëm provat. Aktorja zbuloi se xhirimet do të nisin së shpejti e ne mezi po presim ta shohim në një rol të ri.
Kujtojmë që Ermali ishte i pari që zbuloi se Jonida do të jetë protagoniste në serial duke e uruar për ditëlindje me fjalët: “Ylli i serialit”.







