“The Crown” është ndër serialet më të ndjekur në Netflix, që tregon historinë e familjes mbretërore britanike, e ndërthurur me një show argëtues, por nga ana tjetër edhe me zbulim të vërtetash pak të shëmtuara. Si për shembull, sezoni 3 që hedh dritë në marrëdhënien e Mbretëreshës Elizabeth me Princ Charles apo sezoni 4 që tregon raportin e Prince Charles me Princeshën Diana. Por si ndihet familja mbretërore dhe a e kanë parë ata serialin?
Sipas revistës “Hello”, Eugenie,mbesa e Mbretëreshës, ka thënë se ka ndjekur disa episode dhe i ka pëlqyer. “Është filmuar bukur. Muzika është e mrekullueshme dhe historia shumë e bukur. Ndihem krenare që e shoh”-ka thënë Eugenie.
Ndërkohë Mbretëresha e adhuron serialin! Ky fakt është mësuar gjatë një feste, ku Eugenie është dëgjuar të thotë: “Gjyshja ime e ndjek dhe e pëlqen shumë”.
Princ William nuk e ndjek ose të paktën kështu i ka thënë aktores Olivia Colman, e cila në serial luan rolin e Mbretëreshës. Megjithatë nuk duket të jetë kjo e vërteta pasi vetëm pak kohë më parë burime treguan se William ishte i zemëruar me sezonin 4. Pra e paska parë!