Sot kemi të gjitha mjetet e nevojshme për t’i drejtuar flokët, por dikur ai që na vinte në ndihmë ishte hekuri i rrobave. Dhe nëse nuk e keni arritur atë kohë, atëherë jeni shumë të vegjël. Dojna Mema na kujtoi sot kohën kur drejtonim flokët me hekur dhe pavarësisht se na i shkatërroi ato, ne e mbajmë mend si një ndër periudhat më të bukura.
Edhe vetë Dojna e kujton me nostalgji këtë periudhë duke treguar se kur ishte 15 vjeç, fshehurazi me gocat i drejtonte flokët me hekur.
Në hapësirën e komenteve dallojmë edhe shumë personazhe publikë që tregojnë se kanë vepruar njësoj. Madje Aulona Musta konfirmon se flokët i janë shkatërruar nga kjo metodë.
“Dhe flokët jo vetëm i shkatërruam, por i dh**më për gjithë jetën”-shkruan Aulona.
View this post on Instagram