Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Po kjo idiotja!” Uanda Nara tregon si e bëri Mauro Ikardin kapiten të Interit

17/10/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Po kjo idiotja!” Uanda Nara tregon si e bëri Mauro Ikardin kapiten të Interit

Në një intervistë të sinqertë për mediat argjentinase, Uanda Nara është rrëfyer për herë të parë me detaje rreth periudhës kur mori në dorë menaxhimin e karrierës së Mauro Ikardit — një vendim që, sipas saj, askush nuk e mori seriozisht në fillim.





“U përfshiva në diçka që nuk duhej të përfshihesha, në negociata me burra në futboll,” – ka rrëfyer ajo. “Të vendosnin në një pozicion ku fillimisht të nënvlerësonin. M’u desh të merrja timonin e një barke e cila në ato momente nuk po shkonte askund.”

Uanda kujton momentin kur vendosi të vepronte vetë, duke marrë rolin e menaxheres së burrit të saj të atëhershëm:
“Më kujtohet që mora telefonin dhe u thashë: ‘Tani do negocioni me mua’. Duhet të kenë thënë ‘po kjo idiotja, po si ia mban të telefonojë? Mirë, mirë se e rregullojmë’.”


Por rezultati i guximit të saj foli vetë. “Sigurova një kontratë tre herë më të lartë se ajo për të cilën po punonte menaxheri dhe me të cilin nuk e arrinin atë shifër,” tregon Nara, e cila shton se në atë moment vendosi edhe një kusht të veçantë: “Atëherë u thashë që dua edhe shiritin e kapitenit. Dua këtë, dua atë, dua atë gjënë tjetër…”

Për shumëkënd, kërkesa për shiritin e kapitenit mund të tingëllonte e çuditshme, por ajo kishte një arsye të qartë: “Mua më nevojitej për të bërë negociata me një sponsor, pasi ishte kapiteni më i ri në moshë dhe kishte siguruar shiritin në kaq pak kohë. Dhe për të gjitha këto mendova unë,” – përfundon ajo.

Sot, Uanda Nara shihet si një nga figurat më të forta femërore në botën e sportit dhe showbiz-it, një grua që përballoi stereotipet e një industrie mashkullore për të provuar se “idiotja” e dikurshme dinte të bënte lëvizjen më të zgjuar të karrierës së Mauro Ikardit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
Bianca Balti refuzohet nga “Victoria’s Secret” pas betejës me kancerin: Doja të ecja për gratë që luftojnë çdo ditë!

Bianca Balti refuzohet nga “Victoria’s Secret” pas betejës me kancerin: Doja të ecja për gratë që luftojnë çdo ditë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera