Prej disa minutuash po mbahet ceremonia e varrimit të Princ Philip, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Ajo po transmetohet live në BBC për të gjithë botën. Aktualisht ka nisur këndimi në St George’s Chapel në Windsor, ku ceremonia do të zgjasë rreth një orë. Arkivoli u shoqërua nga mbretëresha, bashkë me 4 fëmijët e saj, Princ Charles, Princesha Anne, Princ Andrew dhe Princi Eduard krah bashkëshortëve përkatës.
Nipërit dhe mbesat e monarkut, përfshirë Princ William, Princ Harry, Princesha Beatrice, Princesha Eugenie janë gjithashtu të pranishëm. Pas 8 ditësh zie të të gjithë kombit, për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, bëhet me dije se Princi do të prehet në paqe në ‘Royal Vault’ që ndodhet në St George’s Chapel. 3 mbretër janë të varrosur aty: George III, George IV dhe William IV, po ashtu edhe 20 anëtarë të tjerë të familjes mbretërore./revistawho.com
View this post on Instagram