Familja Kardashian është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për festa, veshje, dhe dhurata. Edhe këtë vit dhuratat për Krishtlindje të dhuruara mes tyre kanë qenë dukshëm të shtrenjta.
Kylie mori dhuratë nga i dashuri i saj, Tyga një çantë të Hermes Birkin. Kendall mori dhuratë një këlysh të cilin ja dhuroi Kylie.
Kris mori dhuratë nga të gjithë fëmijët një Ford Classic të vitit 1956, që kushton më shumë se 35 mijë dollarë.
Kylie u dhuroi mbesave të saj disa paketa buzëkuqesh me emrat e tyre: “North, një ditë do t’i vlerësosh këto…”
Ndërsa Khloe nuk i kaloi pushimet me familjen e saj (ajo ishte në Cleveland me të dashurin, Tristan Thompson), megjithatë nuk i munguan dhuratat. Ajo mori një palë vathë me gur diamanti nga Kim dhe një choker nga Kylie.
Kris po ashtu, i dhuroi Khloe dy foto origjinale të Marilyn Monroe nga fotografët legjendarë Bert Stern dhe Richard C. Miller./revistawho.com








