Loredana dhe Mozzik janë me siguri duke përgatitur diçka së bashku. Këtë na e vërtetuan disa foto të tyre nga e njëjta studio muzikore me të njëjtët producentë. Fotot dy reperët i kanë publikuar para pak orësh dhe bie në sy fakti që janë shfaqur para mikrofonit duke kënduar.


Ata nuk kanë zbuluar asgjë më shumë për projektin që mund t’i bëjë bashkë, por kanë lënë të kuptohet se diçka e bukur po vjen. Kjo nuk është hera e parë që pindërit e Hanës bashkëpunojnë. Ata kanë realizuar disa këngë bashkë.
Mbase Loredana dhe Mozzik po e vulosin ribashkimin e tyre me ndonjë projekt për festën e të dashuruarve? Na mbetet vetëm të presim dhe të shohim për çfarë bëhet fjalë./revistawho.com







