Cardi B ka festuar ditëlindjen e 29-të dhe me një festë që si kod veshjeje kishte gjithçka që ngjan me një rrjetë dhe është e tejdukshme. Fotot e yjeve që ishin të ftuar treguan sesa seriozisht e kanë marrë kodin e veshjes dhe të gjitha pamjet po bëjnë pamjen e rrjetit . Vetë Cardi B ish mbuluar me bizhu të shtrenjta dhe kish vesh një crop-top, të brendshme dhe geta rrjetë. Pati dhe nga ata që nuk e vranë shumë mendjen dhe u veshën siç deshën, por më së shumti ishin djem. Vajzat përfituan për të nxjerrë në pah ca asete./revistawho.com