Dua Lipa duket se po e shijon pafund jugun e Shqipërisë duke shëtitur nga njëri vend në tjetrin. Këngëtarja së bashku me familjen dhe partnerin Anwar Hadid po shëtisin me një jaht luksoz dhe kanë zbarkuar në Drimadhes Inn.
Dua ka ndaluar në “Zoe Hora”, si vizitorja e parë e investimit më të ri në jug nga Gjikuria, e ndodhur në zemër të Dhërmiut. Një parajsë private me pishinë, apartamente dhe ushqim të shijshëm.
“Revista who” ju sjell disa foto nga darka e këngëtares dhe familjes së saj në “Zoe Hora” si dhe mbërrithen e divës në plazhin e Drimadhes me jahtin luksoz.